Afganistan - Tërheqje E Mundshme E Forcave Britanike Nga 2011-A
LONDËR, 21 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron përmendi sot në një intervistë për BBC-në mundësinë e kthimit nga Afganistani të një pjese të forcave britanike në momentin kur edhe kontigjenti amerikan do të fillojë të kthehet, në verën e vitit 2011.
I pyetur në Uashington, ku ai zhvilloi një vizitë, mbi mundësinë për të ndjekur kalendarin amerikan, David Cameron u përgjigj ''po ne mund ta bëjmë''.
Presidenti amerikan, Barack Obama vendosi muajin korrik 2011 për fillimin e riatdhesimit të forcave në vend.
"Por kjo duhet të bazohet mbi kushtet e përmbushura në terren. Shumë shpejt ne do të transferojmë afganët në distrikete dhe provinca, shumë shpejt shumë forca do të kthehen në atdhe'', tha ai./
/ec/ a.jor.