English

Arrestohet 25 vjeçari Durma për disa vjedhje, mes tyre, stacionin Antenat të Vodafon

Tiranë, 21 korrik, NOA – Dyshohej për disa vjedhje të kryera në kryeqytet, arrestohet autori.

25 vjeçari Albert Nuri Durma ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, me akuzën e vjedhjes.

25 vjeçari u ndalua sot nga oficerët e komisariatit nr. 1 të policisë së kryeqytetit pasi ndaj tij, Prokuroria e Tiranës pas hetimeve të kryera e kishte shpallur atë fajtor për disa vjedhje.

Sipas policisë Albert Nuri Durma rezultoi të ishte autori i vjedhjes me thyerje në Petrelë të stacionit (Antenat) i kompanisë Vodafon.

Ndër të tjera ai dyshohet të ketë vjedhur edhe automjetin furgon me targa LU 6376 B, në pronësi të një shtetasi.

Policia e Tiranës po vijon hetimin dhe dokumentimin e vjedhjeve të kryera nga 25 vjeçari Albert Durma.

mit/NOA

KOMENTE