English

Atentat në një central energjetik në Rusi, dy të vdekur

Rusi, 22 Korrik NOA - Një sulm terrorist ka shkaktuar vdekjen e dy rojave dhe plagosjen e dy të tjerëve në centralin hidroelektrik në Rusi, Baksan, në republikën autonome të Kabardino-Balkaria, në Kaukaz.

“Disa të panjohur - tha një zëdhënës i policisë lokale – hynë në brendësi të stacionit, duke vrarë dy roje. Më pas shpërthyen dy mjete eksplozive”.

Shpërthimet kanë dëmtuar dy nga tre gjeneratorët e këtij centrali. Sulmi ndodhi pak pas mesnatës.

Ky central është i vendosur në një zonë të Kaukazit Verior, ku autoritetet ruse janë përballur me presione pavarësie të frymëzimit islamik.

r.b/NOA

KOMENTE