Austria Do Të Rrisë Kontigjentin E Trupave Në Bosnje-Hercegovinë
SARAJEVË, 21 korrik /ATSH-AFP/ - Austria do të rritë me pothuajse një të tretën kontigjentin e saj në radhët e Forcës së Stabilizmit të Bashkimit Evropian në
Bosnje-Hercegovinë (EUFOR), njoftoi sot ministri austriak i Mbrojtjes, Norbert Darabos, cituar nga agjencia SRNA.
''Numri i ushtarëve austriakë në radhët e EUFOR do të arrijë deri në fund të vitit nga 310 që janë aktualisht në 400'', theksoi ministri gjatë vizitës në Bosnje-Hercegovinë./
/ec/ a.jor.