Axhenda Ndërkombëtare 21 Korrik 2010
--------------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
------------------------------
PANMUNJOM (Kore e Jugut) - Shefja e diplomacisë amerikane Hillary Clinton dhe sekretari për Mbrojtjen Robert Gates zhvillojnë një vizitë të paprecedentë dhe simbolike në kufirin ndërkorean për të shprehur mbështetjen ndaj Seulit pas bombardimit të një anijeje koreanojugore për të cilën u fajësua Pheniani.
NJU ORLINS (SHBA)/UASHINGTON - Ndjekje e përpjekjeve kundër shtresës së naftës në Gjirin e Meksikës ndërkohë që BP-ja ka lënë të kuptohet për herë të parë se pusi shkaktar i katastrofës mund të qëndrojë i mbyllur deri sa të bllokohet përfundimisht.
VJENË - Ndjekje e Konferencës Ndërkombëtare për SIDA-n.
TË TJERA
--------------
BUKURESHT - Zhvarrosen trupat e ish-diktatorit rumun Nikolae Çaushesku dhe bashkëshortes së tij Elena, të ekzekutuar përpara më tepër se 20 vjetësh, filloi sot në një varrezë të Bukureshtit, për të bërë të mundur teste ADN-je që verifikojnë identitetin e tyre, njoftoi AFP-në një zyrtar i varrezës.
UASHINGTON/NJU JORK - Kryeministri britanik David Cameron takohet me zyrtarë të Pentagonit përpara se të shkojë në Nju Jork.
HAGË - Gjykata Penale Ndërombëtare (TPI) për ish-Jugosllavinë jep vendimin në procesin në apel për ish-kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj dhe për dy ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
UASHINGTON - Presidenti i Bankës Qendrore Amerikane Ben Bernanke harton raportin gjashtëmujor për ekonominë amerikane dhe perspektivat për politikën e ardhshme monetare të institutit të tij përpara Senatit (14:00).
BERLIN - Kancelarja Angela Merkel takohet me homologun hungarez Viktor Orban,
qeverisë së të cilit Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar të marrë "vendime të vështira" për të përmirësuar financat publike.
PARIS - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, merr pjesë për herë të parë në Këshillin e ministrave francezë.
BUENOS AIRES - Presidentja e Argjentinës, Cristina Kirchner dekreton ligjin që autorizon martesën mes homoseksualëve, për herë të parë në Amerikën Latine.
KAJRO - Presidenti egjiptian Hosni Mubarak takohet me homologun turk Abdullah Gül.
/I.Pu.