English

Balldre, Lezhë, arrestohet një shtetas për armëmbajtje pa leje

Lezhë, 21 korrik, NOA – Armëmbajtja pa leje në një vend kur armët janë shpërhapur dhe marrë pas shpërthimit të depove të armëve dhe rënies së shtetit ne kaos në vitin 1997, është një nga akuzat më të shpeshta që çon në pranga poseduesit e tyre.

Një tjetër shtetas, i moshës 23 vjeçare, i quajtur Arjon Mark Vila, banor në fshatin Balldre të Lezhës është arrestuar dje rreth mesditës, në një lokal në fshat.

Sipas policisë së qarkut të Lezhës, Arjon Mark Vila, rreth orës 11.00 të së martës, është kapur në flagrancë në lokalin e shtetasit me iniciale M.M, një lokal në fshatin

Balldre, pasi mbante në duar një pistoletë të tipit Zastava, me një krehër me pesë fishekë, armë të cilën e mbante pa leje.

Materialet në ngarkim të Arjon Vilës i kanë kaluar Prokurorisë së Lezhës, për veprën penale të armëbajtjes pa leje.

mit/NOA
KOMENTE