English

Bashkia e Tiranës: Sali Berisha me shokë, ja të paditurit tanë

Tiranë, 21 Korrik 2010 NOA – “Prapa dyerve të godinës së Prokurorisë së Rrethit Tiranë, presin të hetohen kallëzimet penale ndaj kryeministri Sali Berisha dhe një grupi politikanësh e zyrtarësh që kanë shpifur”.

Këtë qëndrim solli sonte Bashkia e Tiranës e cila tha se mbetet në pritje që organet hetimore të konkludojnë me paditë si më poshtë:

Të kallëzuarit Sali Berisha

Te kallëzuarit Sokol Olldashi

Te kallëzuarit Aldo Bumci

Të kallëzuarit Gerti Bogdani

Të kallëzuarit Ferdinand Poni

Të kallëzuarit Florion Mima

Të kallëzuarës Lajla Pernaska

Të kallëzuarit Hekuran Hoxhalli

Të kallëzuarit Dem Dollapi

Të kallëzuarit Redi Petushi

Listës së mësipërme, do t’i bashkohet dhe i kallëzuari Dritan Prifti, tha zyra për shtyp e Bashkisë së Tiranës.

“I bëjmë thirrje Prokurorëve të Tiranës, të cilët paguhen nga taksat e qytetarëve, të zbardhin të vërtetën dhe vetëm të vërtetën mbi akuzat dhe shpifjet e të kallëzuarve të mësipërm”, - thuhet në deklaratën zyrtare.

Kurse vlerësohet se “politika e vjetër e baltës dhe akuzave nuk mund të sundojë mbi Ligjin dhe qytetarët duhet të dinë të vërtetën për çdo politikan dhe funksionar të shtetit të tyre”.

r.n/NOA

KOMENTE