Bashkia E Tiranës, Shton Lista Per Padi
TIRANË 21 Korrik/ATSH - Gjergji Mima/ - Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Florjan Serjani deklaroi sot se listës së padive të bëra në adresë të përfaqësuesve të mazhorancës do t'i shtohet dhe ajo e ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.
Deklarata u bë para Prokurorisë së Tiranës ku Serjani njoftoi median se ka paraqitur në Prokurorinë e rrethit Tiranë listën e padive për përfaqësuesit e maxhorancës të cilët kanë akuzuar padrejtësisht kreun e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Serjani duke i bërë thirrje prokurorëve të zbardhin të vërtetën theksoi se qytetarët duhet të dinë të vertetën për çdo funskionar.
Ishte Partia Socialiste e para që deklaroi se do të bënte padi për deklaratat e ministrit Prifti, i cili akuzoi nga foltorja e Kuvendit në seancën plenare një javë më parë, kreun e PS-së për përdorim droge, korrupsion dhe devijime të karakterit seksual.
Ndërkohë, Ministri Prifti ka theksuar se deklarimin real të pasurisë e ka bërë në institucionet që duhet dhe se ka vepruar gjithë kohën korrekt me ligjin.
/f.n/