Milano, 21 Korrik 2010 NOA - “Ronaldinho është i padiskutueshëm një lojtar i Milanit. Ai do të qëndrojë këtu deri kur të heqë dorë nga futbolli. Është lojtari më i madh i të gjithë kohërave”, - këto ishin fjalët e presidentit të Milanit Silvio Berlusconi, i cili ka vizituar lojtarët dhe stafin e skuadrës në Milanelo në këtë prag fillimi të sezonit të ri futbollistik të kuq e zinjve.
Berluskoni ka shprehur dhe optimizmin e tij për sezonin e ri, ku është mjaft i kënaqur që Alegri është në stolin e ekipit të tij dhe si gjithmonë ka theksuar mision e Milanit që është fitimi i tre trofeve të mundshëm.
Për sa i përket zërave të merkatos ai nuk ka bërë komente duke theksuar se asnjëherë nuk ka bërë çmenduri për të blerë një lojtar dhe kjo strategji do të vazhdojë të qëndrojë e tillë.
r.b/NOA
Ndiqni prononcimin e z.Berlusconi: {youtube}quwU0UoFJy4{/youtube}