Britani - Astronomët Zbulojnë Yllin Më Të Madh Të Njohur Ndonjëherë
LONDËR, 21 korrik /ATSH-MIA/ - Astronomët britanikë njoftuan sot se kishin zbuluar një yll të ri, më të madhin të njohur ndonjëherë në hapësirë.
''Bëhet fjalë për një yll dy herë më të madh nga yjet e njohur deri tani'', tha grupi i astronomëve.
Shkencëtarët konfirmojnë se ky yll ka një masë 250 herë më e madhe se masa e Diellit, ndërkohë që prodhon 10 milionë herë më shumë dritë nga ylli më i afërt me Tokën.
Ylli është quajtur R136a1./
a.jor.