Cameron: Britania Përkrah Fuqimisht Anëtarësimin E Maqedonisë Në Nato Dhe Be
SHKUP, 21 korrik /ATSH-MIA/ - Britania e Madhe do të vazhdojë fuqimisht të përkrahë integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO dhe përshëndet përparimin që ka arritur vendi në procesin e eurointegrimit, deklaroi kryeministri britanik, David Cameron në një letër dërguar kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski.
"Prej një kohe të gjatë jam përkrahës i perspektivës evropiane të Maqedonisë dhe me kënaqësi shikoj këtë përkrahje nga ana e Britanisë së Madhe për anëtarësimin e vendit tuaj në BE dhe NATO'', shkruan Cameron.
''Përshëndes përparimin që keni arritur vitin e kaluar me marrjen e rekomandimit nga ana e KE-së për fillimin e negociatave paraprake dhe me kënaqësi shikoj plotësimin e kritereve për anëtarësim", thekson Cameron./
a.jor.