Dy Muaj Pas Zhdukjes Së Bleonës
KUKËS, 21 Korrik/ATSH-R.Hoxha/.- Dy muaj nga zhdukja misterioze e 6 vjeçares Bleona Mata, nga fshati Zapod i rrethit të Kukësit, ende nuk eshte rene ne gjurme te saj, megjithese kerkimet jane shtrire ne ne tre shtetes, Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni.
Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Sadri Ramcaj, beri te ditur per ATSH ne se kerkimet dhe hetimet per per kete ngjarje nuk jane ndeprere per asnje dite, por gjithcka ka mbetur ashtu si mbrëmjen e 22 majit, kur familjarët dhanë alarmin e zhdukjes së saj.
Ndërsa për komunitetin asgjë nuk është harruar. Familjarët ende jetojnë me shpresën se ajo është gjallë e do gjendet një ditë.
Nga komuniteti nuk është harruar asgjë, aq sa duket se zhdukja misterioze e Bleonës ka të bëjë me një krim të mirëorganizuar profesionistësh.
"Atë ditë ishte hera e parë që Bleona shkonte në kullotë me vajzat e fshatit, mes të cilave edhe halla e saj, Alketa. Disa banorë, nën zë pohojnë se kanë parë një person të panjohur, edhe pse nuk mund të bëjne akuza të drejtepërdrejta", thotë mësues Zeneli, gjyshi i Bleonës, ndërsa shton se keto dyshime ia ka bërë të ditura edhe policisë dhe prokurorëve të krimeve të rënda që po hetojnë çështjen. Ai pohon se, ka persona që kanë dijeni për këtë ngjarje, që kanë parë një burrë me Bleonën në krahë dhe kanë dëgjuar të qarat e saj, por që më pas e kanë mohuar. "Ne duan të dimë vetëm të vërtetën", shton Zeneli.
Nga familjarët nuk kanë rreshtur kërkimet edhe në mënyrë private, por pa asnjë rezultat deri tani.
6 vjeçarja u zhduk rreth orës 17 të datës 22 maj të këtij viti, ndërsa për zbardhjen e së vërtetës jane angazhuar forca të shumta të policisë.
Nga policia e shtetit eshte vene një shpërblim prej 3 milion lekësh për personin që do të jepte infomacion të saktë për vendndodhjen e 6-vjeçares, ndërsa kërkimet u shtrinë muajin e parë edhe në Kosovë e Maqedoni./a.s/