Ekon - Athina Në Pritje Të Dritës Së Gjelbërt Nga Brukseli Për Shitjen E Hekurudhave
E
ATHINË, 21 korrik /ATSH-MIA/ - Athina pret që Komisioni Evropian t'i hapë dritën e gjelbërt për planin e qeverisë ku parashikohet privatizimi i hekurudhave greke (OSE) të cilat janë në borxhe të mëdha, shkruan sot gazeta greke "Kathimerini".
Shteti grek planifikon të shesë 49 për qind nga filiali i kompanisë OSE, që merret me transport dhe udhëtarë, borxhi i së cilës vlerësohet në 600 milion euro.
Shitja është pjesë e programit qeveritar për privatizim, që ndërkaq është pjesë e planit për kursim të rreptë, për të cilin Greqia ra dakord me FMN-në dhe BE-në, ndërkohë që në këmbim duhet të përfitojë 110 miliard euro hua për t'u ballafaquar me krizën financiare.
Humbjet në hekurudhat greke arrijnë 10 miliardë euro./
a.jor.