Ekon - Fmn: Kriza E Borxhit Do Të Ngadalësojë Rimëkëmbjen Ekonomike Në Zonën Euro
UASHINGTON, 21 korrik /ATSH-AFP/ - Rreziqet që lidhen me krizën e borxhit në Evropë do të frenojnë për një kohë të shkurtër rimëkëmbjen ekonomike në zonën euro, theksoi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
"Rimëkëmbja ekonomike që po lind kryesisht nga kërkesa e jashtme, do të ngadalësohet për një kohë të shkurtër për shkak të tensioneve në tregje që lidhen me krizën e borxhit'', shtoi FMN në raportin e saj vjetor për zonën euro.
''Shpëtimi i ekonomisë nuk do të vijë nga masat shtrënguese buxhetore sepse politikat e reduktimit të deficiteve do të kenë gjithashtu një ndikim në rritjen ekonomike për një kohë të shkurtër'', theksoi FMN./
/ec/