English

Ekon - Gjermani - Merkel Mbron Politikën E Konsolidimit Të Financave

BERLIN, 21 korrik /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, qeveria e së cilës vazhdon të ketë ulje të popullaritetit në sondazhe, mbështeti sot politikën e konsolidimit të financave duke theksuar se vendi do të dalë nga kriza. ''Reduktimi i deficitit publik është po aq shumë i rëndësishëm sepse në Gjermani shpenzimet e konsumit janë rritur kur qeveria ndërmori një politikë financiare solide'', theksoi Merkel gjatë konferencës tradionale për shtyp. "I përket çdo vendi të gjejë ritmin e tij për të dalë nga kriza'', nënvizoi kancelarja gjermane. Gjermania është përballur me momente të vështira dhe një situatë të ndryshme nga ajo e SHBA-së për shkak të plakjes së popullsisë'', shtoi ajo./ /ec/ a.jor.
KOMENTE