English

Ekonomi - Portugalia Hedh Në Treg 1,25 Miliardë Euro Bono Thesari

LISBONË, 21 korrik /ATSH-AFP/ - Portugalia emetoi sot 1,253 miliard bono Thesari për një vit, me një vlerë 2,45 për qind, më tepër se dy herë më e lartë se emetimi i fundit i ngjashëm në muajin prill, njoftoi Agjencia e ngarkuar me borxhin portugez, IGCP. Emetimi u përfshi plotësisht në kërkesën që ishte 1,3 herë më e lartë se oferta, shton IGCP në faqen e saj të internetit. Vlera 2,45 për qind është dukshëm më e lartë se 1,04 për qind e arritur më 7 prill gjatë emetimit të fundit të bonove të thesarit për një vit kundrejt shumës prej 500 milionë euro. Kërkesa atëherë ishte 2,8 herë më e lartë se oferta. Ky operacion bëhet pasi agjencia e kontrollit financiar Moody's e uli javën e kaluar me dy shkallë vlerësimin për Portugalinë, ashtu si dhe agjencitë Fitch dhe Standard and Poor''s përpara disa muajve, duke bërë të ditur perspektiva të dobëta të rritjes dhe një keqësim të financave publike. /I.Pu.
KOMENTE