Forcohet Leku, Renie E Lehte E Euros Dhe Dollarit
TIRANE, 21 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Kjo javë krahasuar me një javë më parë ka sjellë një vlerësim të lehtë të monedhës kombëtare lek.
Sezoni turistik dhe kthimi i emigrantëve për pushime duket se ka nisur të japë efektet e para në kursin e këmbimit të lekut me valutat e tjera. Pas një periudhe të stabilizuar të tregut kjo javë ka nisur me rënie të vlerës së dy valutave kryesore euro dhe dollar. Në mesditën e kësaj të merkure në tregun valutor të Tiranës një euro këmbehej në blerje me 135.7 lekë në një kohë që një javë më parë kursi i këmbimit ishte fiksuar në 136.8 lekë. Kjo javë pra ka sjellë një zhvlerësim të euros me rreth 1 lek.
Këto vlera janë të përafërta edhe me kursin zyrtar të këmbimit i fiksuar nga banka qëndrore.
Ndërkohë, sipas shifrave të mesditës të së merkures rezulton që dollari të jetë zhvlerësuar edhe më shumë. 1 USD, këmbehet me 105 lekë në një kohë që një javë më parë këmbehej 107.8 lekë, pra me zhvlerësim prej 2.8 lekësh.
Me rreth 0.5 lekë ndryshon kursi i këmbimit për shitjen e monedhave të huaja, duke patur një marzh të njëtë fitimi mes blerjes e shitjes për njësitë valutore. Sipas ekspertëve kjo tendencë për shkaqe të njëta pritet të vazhdojë edhe për javët në vazhdim.
/a.s/