Godron: Pavaresia E Kosoves Eshte E Pakthyeshme
PRISHTINË, 21 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- "Pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme", deklaroi ndihmes Sekretari amerikan per Ceshtjet Evropiane dhe te Euroazise, Philip Gordon ne takimin me kyeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet për vizite zyrtare ne SHBA.
Gjate darkes se punes mes tyre dje, ne mbremje, u diskutua për koordinimin e aktiviteteve diplomatike pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, bëri të ditur zyra e kryeministrit kosovar, sipas të cilës, në darkë ishte dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell.
Ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Gordon rikonfirmoi qëndrimin e Departamentit të Shtetit amerikan, se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në çdo rrethanë, njohjet e reja do te pasojnë.
"SHBA mbesin te përkushtuara për të ndihmuar Kosovën në konsolidimin e shtetësisë dhe në anëtarësimin e saj në strukturat veri-atlantike", u shpreh ndihmës sekretari Gordon.
Kryeministri Thaçi e ka siguroi Gordon, se Kosova do të jetë e përgjegjshme në veprimet e saja, dhe do te rrise angazhimet për të siguruar njohje te reja të pavarësisë dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
"Do të vazhdojmë me vendosmëri dhe maturi ta shtrijmë autoritetin e institucioneve të Republikës së Kosovës edhe në veri, pavarësisht pengesave dhe provokimeve që do të vijnë nga Serbia. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të mbesim të hapur për marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë. Por kurrë nuk do lejojmë që rendi kushtetues dhe integriteti territorial të vihen ne pikëpyetje", tha Thaçi.
"Gjatë diskutimeve është konstatuar fuqishëm se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe NATO. Serbia nuk mund të mbajë peng te ardhmen e Kosovës", thuhet në njoftim. /a.ke/