Greqia Mbështet Propozimet E Qiprotëve Grekë Për Ribashkim
LARNAKA (Qipro), 21 korrik /ATSH-AFP/ - Greqia i shprehu sot Qipros mbështetjen për propozimet e presidentit qipriot grek, Demetris Christofias për përshpejtimin e bisedimeve që parashikojnë bashkimin e ishullit të ndarë që prej 36 vjetësh.
''Propozimet e presidentit tregojnë që ka një interes të madh në iniciativat për zgjidhjen e problemit qipriot'', deklaroi për shtypin, kryeministri grek Jorgos Papandreu në përfundim të një takimi me Christofias në aeroportin e Larnakës.
Ai u kërkoi qipriotëve turq dhe Turqisë t'i studionin me seriozitet këto propozime.
Bisedimet për paqe që nisën në shtator 2008 mundësuan sipas OKB-së një afrim të pikëpamjeve të dy palëve në lidhje me çështjet përsa i përket qeverisjes, ndarjes së pushteteve, çështjeve evropiane dhe ekonomisë./
/ec/ a.jor.