English

Greqia Në Vendin E Parë Në Bashkimin Evropian Për Numrin E Viktimave Në Aksidentet Rrugore

ATHINË, 21 korrik /ATSH-MIA/ - Greqia është në vendin e parë në të ashtuquajturën ''listë e zezë" e Bashkimit Evropian për numrin e viktimave në aksidente rrugore për vitin 2009, doli sot nga një raport i Komisionit Evropian. Sipas të dhënave të raportit, edhe pse është regjistruar një rënie prej 23 për qind në krahasim me vitin 2001, Greqia së bashku me Rumaninë është në vendin e parë në BE me 130 viktima në aksidente trafiku për një milion banorë. Në vitin 2009 numri mesatar i viktimave në aksidente trafiku në vendet e BE-së ishte 69 për një milion banorë, thënë ndryshe 36 për qind më pak në krahasim me vitin 2001./ a.jor.
KOMENTE