English

Hagë - Vendimi I Tpi-Së Befasues Për Ekipin Mbrojtës Të Haradinajt

HAGË, 21 korrik /ATSH-AFP/ - Avokati mbrojtës i ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, Michael O''Reilly u shpreh i befasuar nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë që udhëroi një proces tjetër gjyqësor për klientin e tij. "Ekipi i ngarkuar për mbrojtjen e Haradinajt u shpreh i befasuar nga vendimi i TPI-së. Ne nuk mund të rishikojmë një zhvillim të tillë, veçanërisht nëse ata marrin parasysh unanimitetin e regjistruar para dy vjetësh gjatë vendimit të dënimit'', theksoi O''Reilly në një komunikatë. Partia e Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cilësoi vendimin e TPI-së si një lajm të keq. "Rihapja e procesit gjyqësor të Ramush Haradinaj është një lajm i keq për partinë, qytetarët dhe shtetin e Kosovës'', theksoi AAK në një komunikatë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE