English

Joachim Loew, dhe dy vite të tjera në pankinën gjermane

Berlin, 21 Korrik 2010 NOA - Joachim Loew do të qëndrojë të paktën dhe për dy vite të tjera në pankinën e Gjermanisë. Zyrtarizimi i këtij lajmi erdhi gjatë zhvillimit të një konference për shtyp.

Kontrata e teknikut gjerman skadonte në përfundim të këtij Botërori, i cili u mbyll me vendin e tretë për përfaqësuesen gjermane.

Kontrata e re që nënshkroi ai do të bëjë të mundur që Loew të qëndrojë në pankinën gjermane deri në vitin 2012 deri në përfundim të Evropianit të ardhshëm.

Kështu, krahas tij, në drejtim të skuadrës deri në Evropianin e 2012 që do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni, do të qëndrojë dhe menaxheri i klubit, Oliver Bierhoff.

r.b/NOA

KOMENTE