English

Kore E Jugut - Hillary Clinton Dhe Robert Gates Fillojnë Një Vizitë Zyrtare

SUEL, 21 korrik /ATSH-AFP/ - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton mbërriti sot në Korenë e Jugut për një vizitë gjatë të cilës do të mbështesin Seulin pas mbytjes në mars të një prej anijes të saj luftarake, për të cilën u fajësua Koreja e Veriut. Clinton, e cila shoqërohej nga sekretari për Mbrojtjen, Robert Gates, mbërriti në orën 08:20 22:30 GMT të ditës së martë në një bazë ajrore afër kryeqytetit koreanojugor, njoftoi një zëdhënës i ambasadës amerikane. Clinton dhe Gates pritet të vizitojnë sot Zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë, përpara se tu bëjnë homazh viktimave të mbytjes së anijes Cheonan. Seuli dhe Uashingtoni akuzojnë Korenë e Veriut, që e përgënjeshtron me forcë, se ka bombarduar më 26 mars anijen e luftës koreanojugore Cheonan pranë vijës së demarkacionit detar, duke shkaktuar vdekjen e 46 marinarëve koreanojugorë. Dy zyrtarët amerikanë do të takohen sot pasdite edhe me homologë koreanojugorë. Të dielën në detin e Japonisë pritet të fillojnë manovra ushtarake të përbashkëta në shkallë të gjerë mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, të destinuara t'i japin një mesazh të fortë Koresë së Veriut, njoftuan dy vendet aleate. /I.Pu.
KOMENTE