Goteborg, Suedi, 20 Korrik NOA/ Sokol Demaku - Në Göteborg të Suedisë nga 18 deri më 24 korrik po mbahet Turnei ndërkombëtar i futbollit për të rinj ”Gothia Cup” në të cilin po marrin pjesë mbi 1500 ekipe nga më se 70 vende të ndryshme të botës moshash të ndryshme nga ajo 15 deri në 19 vjeç.
Këtë vit Republika e Kosovës është përfaqësuar me katër ekipe të meshkujve moshash dhe kategori të ndryshme.
Ky manifestim është i rëndësishëm për të rinjtë pjesëmarrës dhe siç shprehen ata, do të jetë gjatë ne kujtesës e tyre.
Ceremonia e Hapjes së Gothia Cup është e ngjashme me ceremoninë e hapjes së lojnave olimpike. Dhe kjo është pika kulminante e atmosferës që mbretëron në hapjen e Gothia Cup ku në fytyrat e të gjithëve sheh gëzimin, zemra të rritet nga kënaqësia dhe të gjithë do mbajnë në kujtesën e tyre për një kohë të jetës këtë ngjarje kulminante.
Në hapjen solemne të Gothia Cup kishte mbi 50 000 njerëz të pranishëm si lojtar, drejtues ekipesh, shikues dhe banor të Göteborg admirues të këtij sporti për të krijuar një atmosferë magjike në Ullevi.
Publiku luan një rol aktiv në kësi lloj shfaqjesh. Flamuri i shteti më të ri në botë republikës së Kosovës do valoj së bashku me flamujt e 70 shteteve të botës në Ulevi dhe Heden të Göeteborg e kjo ka një vlerë shumë të madhe për Kosovën thotë organizatori i udhetimit të ekipeve kosovare ne ketë turne ndërkombëtar Bashkim Kume.
Ne jemi ambasadorë të Republikës së Kosovës në botë, ne jemi ata të cilët prezantojmë në mënyrë dinjitoze vendin tonë në këtë turne më të madhin të futbollit të të rinjve që organizohet në botë. Kjo është kënaqësia e jonë, kjo është një e arritur e madhe e jona në arenën ndërkombëtare në fushën e sportit dhe besojmë se nëse vazhdojmë kështu edhe FIFA dhe UEFA dhe organet e tyre do e kenë parasysh rastin e Kosovës dhe së shpejti edhe ne do jem pjesë e tyre.
Stadiumi Ullevi, më i madhi i Suedisë me 46 000 vende për ulje dhe vende për qëndrim e kapacitet shtesë. Ceremonia e Hapjes Gothia ishte një rekord në 51 000 shikues të pranishëm ku Ullevi ishte mbushur absolutisht!
Në këtë turne ndërkombëtar futbolli marrin pjesë mbi 70 vende nga mbarë bota si 34 vende nga Evropa, 13 nga Azia, 12 nga Amerika me SHBA dhe Kanada si deh 10 nga Afrika. Qellimi kryesor i të rinjve dhe të rejave kosovar ishte prezantimi në mënyrë të denjë të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare dhe prezantimi kulturës sportive të të rinjve kosovarë.
Në këtë turne më të madhin në arenën nderkombëtare për të rinj që për çdo vit mbahet në qytetin Götebog të Suedisë me emrin ”Gothia Cup” Republikën e Kosovës përfaqësuan pesë ekipe moshash të ndryshme ku më të mëdhenjtë ishin 19 vjeçarët gjakovarë dhe djelmoshat 15 vjeçarë që përfaqësonin ekipin ”Gjakova” nga qyteti i Gjakovës, pastaj këtu ishte edhe ekipi i Dugagjinit nga Klina me djelmoshat 15 vjeçarç, e si zakonisht për herë të dytrë në këtë turne ishin djelmoshat 16 vjeçarë të ekipit Iliria nga Kijeva e komunës së Klinës. Këtë vit në ketë turne po merr pjese edhe një ekip me djelmosha nga Shqipëria.
Rezultatet ishin modeste për këta të rinj por edhe një inspirim për të ardhmen, sepse këta këtu fitojnë një përvojë me vlerë në sferën e futbollit dhe lojës së futbollit, por edhe udhëheqësit e klubeve prezente kanë se çka të marrin në bagazhin e tyre kur të kthehen në atdhe.
Ne bëmë një vizitë në vendqëndrimin e klubeve kosovare dhe aty takuam djelmoshat dhe udhëheqësin e klubit ”Iliria” nga fshati Kijevë komuna e Malishevës, pastaj të rejat e ekipit të femrave Malisheva nga Malisheva dhe me ta zhvilluam një bisedë rreth punës së tyre në klube, kushteve të punës dhe mundësi për ta çuar përpara futbollin kosovar Kështu thot organizatori i udhetimit të klubeve kosovare në Gothia Cup në Göteborg të Suedisë Bashkim Kume.
Bashkim Kume ka një përvojë të madhe në këtë drejtim sepse ky është viti i shtatë i tij, ku bashkë me ekipe kosovare merr pjesë në këtë turne ndërkombëtar të futbollit. Por siç thotë Bashkimi këtë vit ky është i zhgënjyer sepse nuk ka pasur kurrfarë ndihme nga Ministria e Rinisë dhe Sportit edhe pse u është premtuar se do tu dalin në ndihmë.
Ai thotë se ne kemi paraqitur këtu pesë ekipe të të rinjve kosovarë respektivisht katër ekipe të meshkujve dhe një ekip të femrave ku për herë të parë në historinë e futbollit kosovare do merrte pjese në një turne nderkombetar nje ekip i futbollit i femrave, por fatkeqësisht per shkak të mjeteve materiale u dashte të heqim dorë nga kjo sepse as komuna e Malisheveës nga edhe ishte ekipi i femrave nuk ka arritur të siguroj mjete qe keto vasha kosovare te udhetojnë se bashku me moshatrët e tyre.
Kjo është një shkollë e madhe për ne thot krytari i klubit të futbollit ”Ilirija” nga Kijeva Hysni Gashi, i cili ka fjalë miradie për organizatorët e turneut si dhe për vet turnein. Hysniu është plot entuziasëm nga puna dhe prezentimi i të rinjve të fshatit Kijevë, të cilët prezentojnë fshatin e tyre por edhe Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai është në Göteborg së bashku me udhëheqësin eklubit Zymer Bacaliun dhe dy trajnertet e klubit Bedri Toplanën dhe ndihmësin e tij Zymer Bacaliun së bashku me 24 djelmosha kijevas.
Hysniu falënderon Kuvendin Komunal në Malishevë, si dhe të gjithë prindërit e djelmoshave të cilët kanë ndihmuar materialisht klubin në këtë udhëtim. Ndeshja e parë ishte kulminante per keta djelmosha ata mposhtën ekipin suedez nga qyteti Hallmastad me emrin Ramlösa me rezultat 1: 0, por duhet shtuar se te kater ekipet kosovare ndeshjet e para i kanë kaluar me sukses pra edhe tri ekipet tjera në ndeshjet e para kualifikuese kanë korrë rezultate pozitive çka jep me kuptue se keta djelmosha premtojnë shume në këtë turne ndërkombëtar futbolli.
Bedri Toplana trajner klubi thotë se ai është i kënaqur me rezultatin përfundimtar të tyre ku ishin gjithsej 168 ekipe.
Hysniu është optimist për djelmoshat që ai udhëheq, sepse e ardhmja e tyre duhet të jetë në duart e tyre dhe ajo është një e ardhme e ndritshme për futbollin kosovar. Po të me pyeste mua dikush sot”, - thotë Hysniu”, - unë do isha ai i cili për çdo vit do të planifikoja dhe organizoja udhëtimin për në “Gothia Cup” me të rinj kosovar në këtë turne edhe atë me të rinjtë e të gjitha moshave nga të gjitha komunat e Republikës.
Optimist për djelmoshat e tij pas nje rezultati 5:0 me një ekip suedez është edhe trajneri i ekipit Dukagjini nga Klina Idriz Elezaj i cili thotë se nëse do i jepet mundësia që edhe vitin e ardhshëm të marrë pjesë në ketë turne ndërkombëtar organizimi do jetë ne nivel edhe nëse nga organet kompetente do të mungojë ndihma.
s.d/r.n/NOA