Kosovë-Ministri I Drejtësisë, Demolli Vizitë Në Shqipëri
PRISHTINË, 21 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-Një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga ministri Haki Demolli, ka nisur sot një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri.
Zyra e shtypit e Ministrise se Drejtesise se Kosoves bëri të ditur se gjatë kësaj vizite, delegacioni kosovar pritet të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha dhe me ministrin shqiptar të Drejtësisë, Bujar Nishani.
Delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës do të vizitojë dhe Gjykatën e Krimeve të Renda të Shqipërisë./a.s/