Kryeministri Berisha Me Gjendje Gripale, Shtyhet Mbledhja E Qeverisë
TIRANË, 21 Korrik/ATSH/.- "Mbledhja e qeverisë e parashikuar për ditën e sotme u shty për një kohë tjetër, për shkak të një gjendje febrile gripale me çrregullime digjestive që ka prekur Kryeministrin Sali Berisha dy ditët e fundit", thuhet në një njoftim për shtyp të zëdhënëses së kryeministrit, Erla Mëhilli.
Ndërkohë, zëdhënësja njofton se "gjendja shëndetësore e Kryeministrit është në përmirësim dhe pritet që mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave të zhvillohet gjatë 2-3 ditëve në vijim". /a.s/