English

Kurdët: Ankaraja të pranojë kushtet dhe ne çarmatosemi menjëherë

Kurdistan, 21 Korrik, NOA – Nëse Ankaraja i përmbush disa kushte, atëherë edhe luftëtarët e guerriljes kurde do të çarmatosen menjëherë.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije lideri i Partisë Punëtore të Kurdistanit, Murat Karailjan, partia e të cilit konsiderohet si organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai deklaroi se luftëtarët kurdë do të dorëzohen, nëse Turqia i plotëson kushtet e tyre, të vendosura prej kohësh, por që nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë nga pala turke.

Sipas tij, kushti kryesor është që Turqëia të ndërpresë sulmet ndaj civilëve kurdë dhe t’u japë fund arrestimeve të politikanëve kurdë në lindje të Turqisë.

Duke vijuar se ky pakt mes palëve, duhet të bëhet patjetër, nën mbikëqyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. E nëse këto kërkesa nuk plotësohen nga Turqia zyrtare, Murat Karailjan, ka theksuar se

kurdët mund të detyrohen që të shpallin pavarësinë. n.e/NOA

KOMENTE