English

Lezhë, aksident automobilistik, dy të lënduar jashtë rrezikut për jetën

Lezhë, 21 korrik, NOA – Shpejtësia tej normave të lejuara ka shënuar një tjetër aksident automobilistik në rrugën pranë fshatit turistik Tale në Lezhë, por fatmirësisht pa viktima.

Aksidenti automobilistik u shënua dje rreth orëve të pasdites, në aksin rrugor dytësor Hidrovor -Tale, në fshatin Tale, të rrethit të Lezhës.

Sipas policisë ka qenë vetë drejtuesi i automjetit tip Alfa Romeo me targë AY190LP, 15 vjeçari E.Gj., banues në fshatin Shënkoll të Lezhës, i cili pasi ka humbur kontrollin e makinës ka dalë nga rruga duke përfunduar në kënetë.

Policia njofton ndërkaq se gjatë aksidentit është vetëaksidentuar drejtuesi i mjetit si dhe 17 vjeçari me iniciale P.C., banor në fshatin Tale, i cili ishte pasagjer në automjetin Alfa Romeo.

Dy të lënduarëve u është dhënë ndihma e parë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa pasagjeri i makinës 17 vjeçari P.C., duke qenë se kishte pësuar plagë më të rënda u dërgua në Spitalin Ushtarak në Tiranë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Lezhës po heton për aksidentin e shkaktuar nga drejtuesi i automjetit, i cili tashmë është paditur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

mit/NOA
KOMENTE