English

Lezhë, gjenden 56 bimë Cannabis Sattiva në një pyll të dendur, në kërkim kultivuesit

Lezhë, 21 korrik, NOA – Të mbjella në brendësi të pyllit janë gjetur 56 bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva në fshatin Vilëz, të rrethir të Kurbinit.

Bimët narkotike u gjetën si pasojë e aksioneve të ethshme të policisë së shtetit për shfarosjen e bimëve narkotike nga tokat ku janë mbjellë dhe kapjen e fshatarëve. Policia e Lezhës bën të ditur se bimët e dyshuara si Cannabis Sattiva u gjetën dje rreth orëve të pasdites, gjatë kontrollit të ushtruar nëpër trojet e fshatit Vilëz, që i përket bashkisë së Mamurrasit në rrethin e Kurbinit.

56 bimët e gjetura kanë një lartësi nga 1,2 - 1,9 metra.

Konkretisht policia thotë se bimët u gjetën në brendëesi të një pylli të dendur me degë pemësh dhe shkurresh, një vend i denjë për të fshehur gjurmët e bimëve të paligjshme nga sytë e policisë.

Të 56 bimët janë sekuestruar si bimë narkotike, dhe policia i ka dërguar ato për ekzaminime të mëtejshme që të vërtetohet lloji i tyre.

Por, duke qenë se bimët narkotike ishin mbjellë në një pyll të dendur, policia e ka të vështirë të identifikojë fshatarët kultivues të bims së paligjshme.

Tashmë policia po punon intensivisht për gjetjen e autorëve dhe arrestimin e tyre.

Ndaj kultivuesve prokuroria e Kurbinit ka ngritur akuzën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

mit/NOA

KOMENTE