Tiranë, 21 korrik, NOA – Reagimi ndaj akuzave të njëpasnjëshme të PS-së, ndaj ministrit të Ekonomisë, Turizmit dhe Energjitikës, Drita Prifti erdhi sot edhe nga LSI.
Zëvendësministri i METE-s, Leonard Beqiraj i kërkoi sot ILDKP-së, një ditë pas apelit të ministrit Prifti, që të inspektojë pasurinë e ministrit duke për të bërë publike të vërtetën e akuzave të kreut të PS-së, Edi Rama, duke deklaruar për mediat se “Dëshiroj edhe njëherë t’i kthej përgjigje politikës së zotit Edi Rama “shpif, shpif se diçka do të mbetet”, tashmë e kuptuar nga të gjitha shqiptarët. Shpifjet vazhdojnë edhe sot nga zëri i zotit Rama”.
Sipas zëvendësministrit Beqiraj, njëherësh përfaqësues i LSI-së, në qeveri, ministri, Dritan Prifti i ka kërkuar Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të hetojë urgjent pasurinë e tij dhe të informojë publikun në lidhje me të vërtetën.
Duke iu referuar deklarimit të pasurisë së Ramës, ku ky i fundit rezulton i pastrehë në regjistrat e shtetit, Beqiraj, theksoi se “Askush nuk e beson varfërinë e Ramës, dhe për këtë le të hetojë vetë ILDKP”.
Zëvendësministri i METE-s, i kërkoi ndër të tjera lidershipit të opozitës të ndalë shpifjet ndaj ministrit Prifti.
Por, ashtu si edhe shefi i tij, prifti, zëvendësministri i METE-s, Leonard Beqiraj i tha kryesocialistit dhe liderit të opozitës, Edi Rama se duhet t’i përgjigjet tashmë akuzave për përdorim droge nga ana e tij, akuza që ministri Dritan Prifti i shprehu publikisht në seancën plenare të kuvendit, një javë më parë.
“Ministri i ka kërkuar Ramës, që të bëjë analizat, që vërtetojnë nëse ai ka përdorur ndonjëherë lëndë narkotike apo jo. I kërkojmë sërish zotit Edi Rama, që të kryejë këto analiza, në një klinikë të zgjedhur”, tha Beqiraj duke nënvizuar se “Populli nuk mund t’i besojë një personi, që emocionet e veta kërkon t’i kontrollojë duke përdorur lëndë të palejueshme, lëndë narkotike, konkretisht kokainë. Dorazi sipas tij, rinia shqiptare nuk mund të shohë zotin Rama si një model për të ndjekur atë, përfundoi deklaratën e tij, zëvendësministri i METE-s, Leonard Beqiraj.
mit/NOA