Tiranë, 21 Korrik 2010 NOA/ Eglantina Nasi – Formulari A2, i cili përmban 264 degë u publikua sot dhe konkurrentët për në shkollat e larta publike, kanë të drejtë që të zgjedhin 10 programet e studimit, të renditura sipas preferencave të tyre, duke shënuar edhe kodet që përfaqësojnë programet e studimit.
Çdo maturant që do të bëhet student, shpallet fitues në një nga 10 programet e studimit që kanë zgjedhur. Kjo do të bëhet sipas parimit meritë-Preferencë, që përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore 2010, i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë.
Preferenca për një degë të caktuar, përcaktohet nga vetë kandidati, ndërsa fituesit e një programi studimi, përcaktohen nga kuotat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
Më poshtë vijojnë dhe 9 rregullat për të mos gabuar në plotësimin e Formularit A2, të cilat i ofron për lexuesit e NOA, Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL):
1. Ju mund ta fotokopjoni këtë formular për tu praktikuar, por do të dorëzoni formularin
origjinal të plotësuar
2. Do të zgjidhni 10 programet e studimit, të renditura sipas preferencave tuaja.
Ne renditjen nga 1 ne 10 do të vendosni kodet që përfaqësojnë programet e studimit.
3. Në kuadratin pranë programit të studimit, do të vendosni numrin e preferencës.
4. Kodi i programit të studimit i shënuar te tabela e preferencave, duhet të jetë i njëjtë me
atë ku është shënuar numri i preferencës përkatëse. P.sh. nëse në preferencën 1 është
shënuar programi i studimit 015, atëherë në kuadratin pranë programit të studimit 015
duhet të shënohet numri 1. Nëse gabohet në këto plotësime, si e vlefshme do të merret
kodi i programit të studimit që është shënuar te tabela e preferencave (djathtas lart).
5. Ju do të shpalleni fitues vetëm në një nga programet e studimit që keni zgjedhur sipas
parimit Meritë – Preferencë, të shprehur si më poshtë në Vendimin e Këshillit të
Ministrave Nr. 503, datë 16.04.08:
a. Parimi i meritës percaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve
të shkollës së mesme, të provimeve të Matures Shtetërore dhe, për programe
studimi të caktuara, edhe në bazë të plotësimit të kritereve të veçanta, të
vendosura nga institucionet e arsimit të lartë dhe të miratuara nga Ministria e
Arsimit dhe Shkencës.
b. Parimi i preferencës percaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet
preferencës më të larte të zgjedhur prej tyre.
6. Fituesit në një program studimi të zgjedhur, përcaktohen nga vëndet në atë program
studimi (kuotat), të cilat janë vendosur me Vendim të Këshillit të Ministrave.
7. Kujdesuni që nota mesatare e juaj të shkruhet saktë me shifra dhe me fjalë nga mësuesi
juaj kujdestar.
8. Është e detyrueshme që ky formular të plotësohet më poshtë me:
Emër, Mbiemër dhe Firmë, tuajën; Emër, Mbiemër dhe Firmë të mësuesit kujdestar;
Emër, Mbiemër dhe Firmë të drejtorit të shkollës si dhe Vulën e shkollës. Mungesa e
njërit prej këtyre elementëve e bën formularin e plotësuar të pavlefshëm.
9. Kujdesuni që Formulari të plotësohet saktësisht dhe çdo e dhënë e tij të jetë e
konfirmuar nga ju.
Më poshtë vijon lista e plotë e 264 degëve në të gjitha universitetet publike të vendit:
UNIVERSITETI I TIRANËS
001 Histori
002 Gjeografi
003 Gjuhë - Letërsi
004 Gazetari
005 Biologji
006 Bioteknologji
007 Matematikë
008 Fizikë
009 Informatikë
010 Kimi
011 Kimi Ushqimore
012 Kimi Industriale
013 Inxhinieri Matematike dhe Informatike
014 Teknologji informacioni dhe komunikimi
015 Gjuhë Angleze
016 Gjuhë Frënge
017 Gjuhë Gjermane
018 Gjuhë Italiane
019 Gjuhë Greke
020 Gjuhë Turke
021 Gjuhë Ruse
022 Gjuhë Spanjolle
023 Gjuhë Angleze (Kukës)
024 Gjuhë Angleze (Sarandë)
025 Psikologji
026 Punë Sociale
027 Filozofi
028 Sociologji
029 Shkenca Politike
030 Administrim dhe politikë sociale
031 Administrim - Biznes
032 Ekonomiks
033 Financë
034 Informatikë Ekonomike
035 Administrim - Biznes (Kukës)
036 Administrim- Biznes (Turizëm, Sarandë)
037 Mjekësi e Përgjithshme
038 Farmaci
039 Stomatologji
040 Shëndeti Publik
041 Infermieri e Përgjithshme
042 Mami
043 Teknik i Lartë Laboratori
044 Fizioterapi
045 Logopedi
046 Imazheri
047 Infermieri e Përgjithshme (Kukës)
048 Drejtësi
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
049 Drejtim i Fermave dhe Agrobiznesit
050 Drejtim i Fermave dhe Agrobiznesit
(Lushnjë)
051 Ekonomi dhe Politikë Agrare
052 Financë – Kontabilitet
053 Financë – Kontabilitet (Lushnjë)
054 Mbrojtje Bimësh
055 Hortikulturë
056 Hortikulturë (Lushnjë)
057 Prodhim Bimor
058 Zootekni dhe Biznes Blegtoral
059 Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi
060 Inxh. Agromjedisi dhe Ekologji
061 Inxh. Agrare - Agromekanizim
062 Teknologji Agroushqimore
063 Vreshtari - Enologji
064 Inxhinieri Pyjesh
065 Inxhinieri Përpunim Druri
066 Mjekësi Veterinare
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
067 Inxhinieri Ndërtimi
068 Inxhinieri Hidroteknike
069 Inxhinieri Mjedisi
070 Arkitekturë
071 Inxhinieri Gjeodet
072 Inxhinieri Elektrike (Automatizim i
Industrisë)
073 Inxhinieri Elektrike (Energjitikë)
074 Inxhinieri Mekatronike
075 Inxhinieri Fizike
076 Inxhinieri Matematike
077 Inxhinieri Mekanike
078 Inxhinieri Tekstile dhe Mode
079 Inxhinieri Materiale
080 Inxhinieri Ekonomike
081 Inxhinieri në Shkencat e Tokës
082 Inxhinieri Gjeoinformatike
083 Inxhinieri e Gjeoburimeve
084 Inxhinieri Elektronike
085 Inxhinieri Informatike
086 Inxhinieri Telekomunikacioni
UN. I KORÇËS “Fan S. Noli”
087 Cikli i Ulët
088 Cikli i Ulët Parashkollor
089 Cikli i Ulët dhe Anglisht për ciklin
fillor(Pogradec)
090 Gjuhë Angleze
091 Filozofi –Sociologji
092 Matematikë – Fizikë
093 Matematikë – Informatikë
094 Gjuhë - Letërsi
095 Gjuhë Letërsi shqipe dhe frënge
096 Histori - Gjeografi
097 Biologji - Kimi
098 Teknologji informacioni
099 Marketing
100 Menaxhim
101 Turizëm
102 Turizëm (Pogradec)
103 Financë
104 Agrobiznes
105 Hortikulturë
106 Agroushqim (Inxhinieri Agronomike)
107 Teknologji e Prodhimit Bimor
108 Infermieri e Përgjithshme
109 Mami( Infermier)
UN. I ELBASANIT “Aleksandër Xhuvani”
110 Gjuhë Shqipe - Letërsi
111 Gjuhë Shqipe dhe Frënge
112 Histori-Gjeografi
113 Histori dhe Gjuhë Gjermane
114 Gjeografi dhe Gjuhë Italiane
115 Gjuhë Angleze
116 Gjuhë Gjermane
117 Gjuhë Frënge
118 Gjuhë Italiane
119 Gazetari
120 Biologji-Kimi
121 Matematikë-Fizikë
122 Teknologjitë e Informacionit
123 Infermieri e Përgjithshme
124 Infermieri - Mami
125 Cikli i Ulët
126 Cikli i Ulët Parashkollor
127 Edukatë Qytetare
128 Punonjës Social
129 Filozofi-Sociologji
130 Psikologji
131 Edukim Fizik dhe Sporte
132 Administrim-Biznes
133 Financë-Kontabilitet
134 Ekonomia dhe e drejta
UN. I GJIROKASTRËS “Eqrem Çabej”
135 Histori - Gjeografi
136 Gjuhë-Letërsi Shqipe
137 Administrim-Publik
138 Turizëm
139 Kontabilitet - Financë
140 Gjuhë Angleze
141 Gjuhë Italiane
142 Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim Grek
143 Cikli i Ulët
144 Cikli i Ulët Parashkollor
145 Matematikë-Fizikë
146 Fizikë dhe Teknologji informacioni
147 Teknologji informacioni
148 Matematikë-Informatikë
149 Biologji-Kimi
150 Infermieri
UN. I SHKODRËS “Luigj Gurakuqi”
151 Gjuhë – Letërsi
152 Histori
153 Gjeografi
154 Gazetari dhe Komunikim
155 Matematikë
156 Fizikë
157 Biologji-Kimi
158 Informatikë
159 Infermieri e përgjithshme
160 Infermieri (Mami)
161 Infermieri (Fizioterapi)
162 Administrim-Biznes
163 Financë - Kontabilitet
164 Turizëm
165 Anglistikë
166 Italianistikë
167 Gjermanistikë
168 Frëngjisht
169 Cikli i Ulët
170 Cikli i Ulët Parashkollor
171 Psikologji
172 Punë Sociale
173 Edukim Fizik e Sporte
174 Drejtësi
UN. I VLORËS “Ismail Qemali”
175 Cikli i Ulët
176 Cikli i Ulët Parashkollor
177 Biologji
178 Kimi
179 Pedagogji e Specializuar
180 Aktuaristikë
181 Gjuhë - Letërsi
182 Gjuhë Angleze
183 Gjuhë Italiane
184 Drejtësi
185 Administrim - Biznes
186 Menaxhim Turizmi
187 Ekonomiks
188 Financë
189 Inxhinieri Navigacioni
190 Inxhinieri Navigacioni(Peshkim detar)
191 Inxhinieri Mekanike
192 Inxhinieri Mekanike(Inxhinieri Navale)
193 Teknologji informacioni
194 Matematikë
195 Matematikë(Matematikë - Fizikë)
196 Fizikë
197 Matematikë - Financë
198 Informatikë
199 Inxhinieri Elektrike
200 Shkenca kompjutacionale
201 Shkenca kompjuterike
202 Infermieri e përgjithshme
UN. I DURRËSIT “Aleksandër Moisiu”
203 Shkenca të Administrimit
204 Menaxhim Turizmi
205 Juridik
206 Shkenca të Administrimit
(Financë-Kontabilitet)(Peshkopi)
207 Shkenca të Administrimit
(Financë-Bankë)(Peshkopi)
208 Shkenca të Administrimit (
Menaxhim-Marketing)(Peshkopi)
209 Shkenca të Administrimit
(Administrim-Biznesi)(Peshkopi)
210 Gjuhë Angleze
211 Cikli i Ulët
212 Ekspert në Proceset e Formimit(3 vjeçar)
213 Informatikë- Anglisht (Peshkopi)
214 Gjuhë-Letërsi-Anglisht (Peshkopi)
215 Matematikë - Fizikë (Peshkopi)
216 Matematikë - Informatikë (Peshkopi)
217 Biologji - Kimi (Peshkopi)
218 Psikologji - Sociologji (Peshkopi)
219 Ekspert në proceset e formimit
(Peshkopi)(3 vjeçar)
220 Drejtësi(Asistent Ligjor)(2 vjeçar)
221 Shkenca të Administrimit(Asistent
Administrativ)(2 vjeçar)
222 Infermieri e përgjithshme (3 Vjeçare)
223 Ndihmës Dentist(2 vjeçar)
224 Informatikë(Specialist Rrjetash
Kompjuterike)(2 vjeçar)
225 Menaxhim Ndërtimi(2 vjeçar)
226 Shkenca të Administrimit(Menaxhim
Transporti detar/tokësor)(2 vjeçar)
227 Mekanike(Teknologji Automobilash)(2
vjeçar)
228 Shkenca kompjuterike
229 Sistemet e informacionit
230 Teknologji informacioni
231 Drejtësi(Asistent ligjor)(Peshkopi)
(2-vjeçar)
232 Infermieri e përgjith.(Peshkopi)(3 - vjeçare)
233 Informatikë (Specialist Rrjetash
kompjuterike)(Peshkopi)(2-vjeçar)
234 Menaxhim Turizmi
235 Menaxhim I SME-ve
AKADEMIA E ARTEVE
236 Regji filmi dhe TV
237 Aktrim
238 Regji
239 Skenografi –Kostumografi
240 Koreografi
241 Pikturë
242 Skulpturë
243 Muzikologji
244 Kompozim
245 Dirigjim
246 Piano
247 Violinë
248 Violonçel
249 Violë
250 Kitarë
251 Kontrabas
252 Flaut
253 Oboe
254 Klarinetë
255 Fagot
256 Korno
257 Trombë
258 Trombonë
259 Bastub
260 Këngëtar
261 Pedagogji Muzikore
262 Fizarmonikë Klasike
UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS
263 Shkenca të lëvizjes
264 Fushat e veprimtarisë fizike, të shëndetit
dhe rekreacionit
FUND
Merrni ketu, formularin