English

Mbyllet konferenca për Afganistanin, lëshohen sinjale pozitive

Kabul, 21 Korrik, NOA - Konferenca për Afganistanin, e zhvilluar dje mes autoriteteve ndërkombëtare në Kabul, ka rezultuar me bilanc pozitiv mes palëve.

Kështu, duke folur në mbyllje të saj, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, i cilësoi konkluzionet e konferencës si të një rëndësie shumë të madhe.

"Kurrë më parë nuk kemi pasur një vizion më konkret për të ardhmen e Afganistanit dhe mbi të gjitha një vizion që është krijuar nga populli afgan dhe qeveria e tij. Ajo është konsoliduar brenda radhëve të popullit afgan”, deklaroi ai.

Ndërsa, presidenti afgan Hamid Karzai ka dhënë mesazhin se ai është i vendosur që të bëhet e mundur që trupat afgane ta marrin vetë përsipër situatën e sigurisë në Afgansitan në vitin 2014.

Por gjithsesi, pati edhe fërkime me politikanët drejtues të shteteve që kanë dërguar trupa në Afganistan.

SHBA dhe Britania e Madhe janë dy vendet me numrin më të madh të trupave në Afganistan.

n.e/NOA

KOMENTE