English

Meta: Ligji I Shish, Detyrim Si Vend Anëtar Për T"U Konsultuar Me Nato

TIRANË, 21 Korrik/ATSH, A.Gegvataj /- "Si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka detyrim që edhe për rishikimet e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura, apo me shërbimin inteligjent, të konsultohet me NATO për përmbushjen e detyrimeve në arritjen e standarteve që burojnë nga anëtarësimi", tha sot zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët. I pyetur se çfarë qëndrimi do të mbajë LSI në Kuvend në lidhje me projektligjin për SHISH-in, kryetari i kësaj force politike, theksoi se "e kam thënë me kohë që ligji ka nevojë për t'u abdetuar në përputhje me Kushtetutën dhe me shumë aspekte të tjera dhe nuk duhet të krijojmë keqkuptime të paqëna". "Edhe sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama është shprehur qartë që bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit. apo në fushën e shërbimeve inteligjente është një prioritet madhor në raportet Shqipëri-NATO", tha ai. Ndërsa pyetjes nëse votat pro kandidaturave të Presidentit për Gjykatën e Lartë nga LSI mund të cilësohen si vota kundër PD-së, kryetari i LSI-së, Ilir Meta tha se "ne nuk votojmë kundër, apo pro PD, ose PS-së, pasi politika jonë është në përgjithësi, në mbështetje të dekreteve të Presidentit". "Mendoj se Presidenca, si institucion përgjegjës për të promovuar kandidatura të caktuara në nivele më të larta të gjyqësorit, ka bërë verifikimet e duhura dhe kjo është një politikë e hapur", shtoi ai. "Në rast se do kishin qënë deputetë e PS-së në parlament, aritmetika ështe e thjeshtë, gjyqtarët do të ishin zgjedhur", përfundoi zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta./n.m/
KOMENTE