Moratinos: Lirimi I Të Gjithë Të Burgosurve Politikë Kubanezë Mund Të Sjellë Heqje Të Embargos Amerikane
MADRID, 21 korrik /ATSH-AFP/ - Lirimi i mundshëm i të gjithë të burgosurve politikë kubanezë do të ketë pasoja politike duke përfshirë dhe një heqje të mundshme të embargos amerikane, deklaroi sot ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Miguel Angel Moratinos.
Ky i fundit komentoi sot para parlamentit spanjoll një deklaratë të kryetarit të parlamentit kubanez për lirimin e të gjithë personave që nuk akuzohen për vrasje.
Është një lajm i mirë që do të ketë pasoja politike në marrëdhëniet mes Kubës, BE-së dhe SHBA-së, veçanërisht mundësia e heqjes së bllokadës amerikane vendosur në Kuba që prej vitit 1962, konfirmoi Moratinos në parlament gjatë një seance për çështjet e qeverisë./
/ec/ a.jor.