Madrid, 21 Korrik NOA - Tek skuadra e Juventusit, duhet thënë se janë të pakët ata që e duan akoma, por Felipe Melo sërish mbetet një objektiv merkatoje i shumë skuadrave.
Pas Arsenalit, në sulm për lojtarin është hedhur dhe Reali i Murinjos. Kështu siç bëhet e ditur nga mediat spanjolle ka qenë vetë teknik portugez, i cili i ka kërkuar drejtuesve të klubit të sjellin në Madrid pikërisht brazilianin e Juventusit.
Melo, sipas Murinjos, do të përshtatej menjëherë me ekipin pasi karakteristikat e tij fizike dhe teknike janë të duhura për atë çka i nevojitet Realit të Madridit.
r.b/NOA