Itali, 21 Korrik 2010 NOA – Pasi kanë përfunduar pushimet si për Alexandre Pato ashtu dhe për Ronaldinho, të dy lojtarët janë rikthyer në Milano, ku janë të gatshëm për të filluar seancat stërvitore të përgatitjes me ekipin e tyre.
Kështu gjatë rrugës në Milanelo, Pato në mikrofonat e mediave italiane ka shprehur entuziazmin e tij në këtë prag kampionati.
“Këtë vit dua të luaj mirë dhe të fitoj. Me Alegrin mund të fitojmë si kampionatin ashtu dhe Ligën e Kampionëve, pasi mundësitë ekzistojnë”, - këto ishin fjalët e brazilianit i cili me sa duket është tepër entuziast për fillimin sezonit të ri me skuadrën e tij të Milanit.
Për sa i përket Ronaldinhos, ende nuk është dhënë një deklaratë nga lojtari, ku dhe në aeroport ai iku nga dalja e mbrapse e tij duke mos qenë në vëmendje të telekamerave.
r.b/NOA