Tiranë, 21 Korrik, NOA Update – Sapo ka përfunduar takimi mes krerëve të grupeve parlamentare të PD-PS, në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, lidhur me zgjidhjen e krizës politike në vend.
Siç raporton gazetari i agjencisë së Lajmeve NOA nga vendngjarja, negociatorët Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi, nuk kanë dhënë ndonjë prononcim lidhur me atë ç’kanë biseduar së bashku për më shumë se një orë përballë njëri-tjetrit.
Ende nuk dihet se cilat kanë qenë pikat rreth të cilave ata janë fokusuar në takimin e tyre të sotëm dhe konkluzionet përkatëse të tij.
Para pak ditësh, dy krerët e grupeve parlamentare PD-PS, u takuan po në Kryesinë e Kuvendit, duke deklaruar se kishin folur së bashku për pikat kryesore të hetimit mbi zgjedhjet e 28 qershorit.
Ata qartësuan se në parim kishin rënë dakord për ngritjen e komisionit hetimor që do të realizojë këtë proces, ndërsa pikë e nxehtë e takimit ka qenë ajo e hetimit të materialeve zgjedhore, siç janë kutitë apo fletët e votimit, për të cilat duket se asnjëra nuk lëshon pe’...(vijon)
n.e/NOA