Përmbledhje - Cameron Dhe Obama, Një Marrëdhënie Të Veçantë, Pavarësisht Bp-Së Dhe Çështjes Megrabi
UASHINGTON, 21 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik David Cameron u takua dje në Shtëpinë e Bardhë me Barack Obamën me të cilin foli për një "marrëdhënie të veçantë" që i lidh të dy vendet pavarësisht disfatave të kompanisë së naftës BP në shtresën e naftës dhe çështjes Megrahi.
Në përfundim të një takimi tri orësh në Zyrën Ovale dhe një dreke në shoqërinë e zëvendëspresidentit Joe Biden, presidenti amerikan e shoqëroi të ftuarin të vizitonte Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë konferencës së shtypit që pasoi, dy liderët konfirmuan "marrëdhënien e veçantë" që i lidh të dy vendet.
Barack Obama këmbënguli gjithashtu në faktin që strategjia amerikane në Afganistan është "e duhura" dhe që konferenca ndërkombëtare e Kabulit përbën një "arritje të madhe" për të ardhmen e vendit, ndërkohë që David Cameron u shpreh se në Afganistan janë bërë "arritje të vërteta".
Kryeministri ka bërë të ditur së fundi se kërkon kthimin e të gjithë ushtarëve britanikë deri përapra zgjedhjeve legjislative të vitit 2015. Ndërsa Obama, i cili vendosi në dhjetor dërgimin e 30 000 trupave si përforcime, njoftoi se trupat amerikane do të fillojnë të largohen nga vendi në korrik të vitit 2011.
Vizita e Cameron zhvillohet ndërkohë që kompania BP, shumë e rëndësishme në ekonominë britanike, është bërë e urryer për opinionin amerikan për rolin e saj në shtresën e naftës në Gjirin e Meksikës që prej fundit të prillit.
David Cameron u shpreh se e kupton "zemërimin që ekziston në Shtetet e Bashkuara ndaj BP-së dhe se duhet që BP-ja ta bllokojë rrjedhjen, ta pastrojë zonën dhe të paguajë dëshmpërblimet e duhura".
"BP-ja është një ndërmarrje e rëndësishme si për ekonominë britanike dhe për atë amerikane, mijëra punonjës varen nga BP në të dy anët e anët e Atlantikut. Pra, është në interesin e të dyja palëve që ky grup të mbetet i fortë dhe i qëndrueshëm në të ardhmen", paralajmëroi David Cameron.
Gjigandi i naftës arriti dje një marrëveshje me konkurrentin e tij amerikan "Apache" për t'i shitur atij shtatë miliardë dollarë aktiva. Operacioni do të bëjë të mundur realizimin e një pjese të madhe të programeve të saj prej 10 miliardë dollarë me të cilat është angazhuar të financojë fondin për dëshmpërblimet e viktimave të katastrofës.
Por, BP-ja ishte gjithashtu dje në qendër të vëmendjes së dy politikanëve, ndërkohë që çështjet lidhur me rolin e saj në lirimin nga drejtësia skoceze të libianit Abdelbaset al-Megrahi, i dënuar në vitin 2001 me burgim të përjetshëm për atentatin kundër një avioni mbi Lokerbi, i acarojnë Shtetet e Bashkuara.
Për këtë çështje, Cameron u shpreh se urdhëroi dje rishikimin e dokumenteve britanike lidhur me lirimin e Megrahit, por përjashtoi një hetim lidhur me një përfshirje të mundshme në çështjen BP që mendohet të ketë siguruar kontrata në Libi.
"Nuk mendoj se kemi nevojë në Britaninë e Madhe për një hetim lidhur me këtë", deklaroi Cameron, i cili pranoi të hënën se lirimi i tij ër arsye humanitare ishte "një gabim".
/I.Pu.