English

Plagosi një person me mjete të forta, kapet i kërkuari

Mallakastër, 21 Korrik, NOA – Forcat e policisë së Mallakastrës kanë arrestuar një person, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta një person tjetër.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dije se i arrestuari në flagrancë është 48-vjeçari Luan Lamçe, banues në fshatin Gorishovë të rrethit Mallakastër.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal, për arsye se së fshatin e tij, rreth orës 23.00 të dy ditëve më parë, ai ka qëlluar një person.

Ky i fundit pasi ka marrë ndihmën mjekësore, aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

n.e/NOA

KOMENTE