Puke: Shpallet Ne Kerkim 39-Vjecari, Plagosi Nje Shtetas
PUKË, 21 Korrik/ATSH-G. Marku/- Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Pukës, pasi plagosi me armë zjarri një 40-vjeçar.
Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se ndonese autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes menjehere, policia mundi të bëjë identifikimin e Nikollë Marku, lindur e banues në fashtin Dome.
Sipas burimeve, ngjarja ndodhi në fshatin Dome, të komunës Gjegjan të rrethit të Pukës dhe shtetasi Marku është shpallur në kërkim. Në mbështetje të policisë së Pukës janë vënë edhe efektivë të Drejtorisë së Policisë së Qarqeve Shkodër dhe Dibër.
Ndërkohë, burime pranë spitalit të Pukës bëjnë të ditur se gjendja e të plagosurit eshte në përmirësim dhe ai jashtë rrezikut për jeten.
Ndaj 39 vjeçarit Nikoll Marku, u kryen veprimet e duhura hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale të "Plagosjes së rënde me dashje" dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake". /a.ke/