Prishtinë, 21 Korrik, NOA – Kthimi në Kosovë nga e ndryshme evropiane ku nuk posedojnë leje qëndrimi, duket se është një dukuri e cila do të intensifikohet gjatë muajve të fundit.
Lajmi është bërë me dije nga qeveria kosovare, sipas të cilës, vetëm gjatë vitit 2010 do të kthehen 8 mijë e 200 kosovarë që jetojnë nëpër Evropë, por pa leje qëndrimi.
Sipas tyre, procesi i riatdhesimit, paraqet një sfidë për institucionet shtetërore të Prishtinës pasi ata nuk kanë se ku të sistemohen nëse kthehen që të gjithë menjëherë.
Prandaj, kthimi i tyre është parashikuar që të bëhet në grupe të vogla, në mënyrë që realiteti i Kosovës mos ta përjetojë këtë si një traumë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti në mënyrë vullnetare janë kthyer rreth 1 mijë persona, ndërsa janë kthyer të urdhëruar, 1 mijë e 500 të tjerë.
Deri tani, Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshje për riatdhesim me Shqipërinë, Francën, Zvicrën, Gjermaninë dhe Belgjikën.
n.e/NOA