Tiranë, 21 Korrik, NOA – Krerët e grupeve parlamentare të PD-së dhe PS-së, përkatësisht Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi, janë ulur para pak minutash sërish përballë njëri-tjetrit, në një takim të dytë me qëllim negocimin për zgjidhjen e krizës politike.
Kjo e fundit që prej një viti ka kapur vendin, duke e paraqitur si pengesë serioze për procesin e integrimit evropian dhe për këtë mesa duket, të dyja palët duan që t’i japin fund sa më parë të gjitha mosmarrëveshjeve.
Aktualisht, gazetari i agjencisë së Lajmeve NOA, bën me dije direkt nga selia e Kryesisë së Kuvendit, se dyshja Ruçi-Patozi ndodhet atje, duke diskutuar mbi të gjitha modalitetet e zgjidhjes së krizës politike.
Para pak ditësh, dy krerët e grupeve parlamentare PD-PS, u takuan nën të njëjtën çati, me qëllimin për të intensifikuar dialogun politik, duke përcaktuar edhe mënyrat konkrete sesi do të procedohej për të ashtuquajturën “transparencë të 28 qershorit”.
Pika ende më e debatueshme për të dyja palët mbetet ajo e hetimit të materialeve zgjedhore, siç janë kutitë apo fletët e votimit, për të cilat duket se asnjëra nuk lëshon pe’.
Partia Socialiste kërkon garancinë që këto fletë të arkivohen dhe të mos digjen, për sa kohë do të hetohen materialet zgjedhore, ndërsa mazhoranca deklaron se për to, do të veprohet siç parashikon kodi zgjedhor...(vijon)
n.e/NOA