English

Rumani, zhvarroset çifti diktatorial Çaushesku

Bukuresht, 21 Korrik 2010 - Autoritetet në Rumani kanë zhvarrosur ato që besohet të jenë eshtrat e diktatorit rumun, Nikola Çaushesku, dhe të bashkëshortes së tij Elena, me qëllim të verifikimit të identitetit të tyre.

Zhvarrimi vjen pasi anëtarët e familjes dyshonin që “çifi Çaushesku është futur me të vërtetë në varrezën Ghencea të Bukureshtit”, raporton radio Evropa e Lirë. Pas përfundimit të analizave, trupat do të rivarrosen. Çaushesku udhëhoqi Rumaninë me një sistem diktatorial nga viti 1965 deri më 1989, kur u rrëzua nga revolta anti-komuniste dhe u ekzekutua së bashku me gruan e tij.

KOMENTE