Rusi - Sulm Në Një Central Elektrik, Dy Të Vdekur
MOSKË, 21 korrik /ATSH-ANSA/ - Dy shpërthime ndodhën sot në centralin hidroelektrik rus në Baksan, në Kaukazin rus, pas një sulmi që shkaktoi dy të vdekur. "Disa të panjohur hynë me forcë në central duke vrarë dy roje", njoftoi policia lokale. "Më pas shpërthyen dy bomba". Dy persona të tjerë mbetën të plagosur.
"Ishte një sulm terrorist", deklaroi një funksionar i grupit "Rushydro" që drejton centralin. Dy nga tre gjeneratorët janë dëmtuar.
/e.v/