English

Shba - Një Turbulencë E Fortë Shkakton Lëndimin E 21 Personave Në Një "Boeing 777"

ROMË, 21 korrik /ATSH-ANSA/ - Njëzetenjë persona mbetën janë lënduar në bordin e një avioni të kompanisë amerikane "United Airlines" për shkak të një turbulence të fortë gjatë një fluturimi drejt Kalifornisë, njoftoi Enti i Aviacionit amerikan duke theksuar se avioni i modelit "Boeing 777", në bordin e të cilit ndodheshin 265 persona, u detyrua të ulej në aeroportin e Denverit në Kolorado. Njëzetenjë të plagosurit janë lënduar në kokë, qafë dhe në shpatulla. Burimet theksuan se është mjaft shqetësues fakti që një episod i vetëm turbulence mund të shkaktojë kaq shumë të lënduar. /e.v/
KOMENTE