English

Soft News - Muzikë - Një Trevjeçare Nepaleze Incizon... Albumin E Parë Solo!

! KATMANDU, 21 korrik /ATSH-MIA/ - Athithi K.C., vetëm tre vjeçe, nga Katmanduja ka incizuar albumin e saj të parë solo, të cilin të dielën e ka hedhur në treg shtëpia muzikore e babait të saj. Uddhab K. C. thotë se vajza e saj është këngëtarja më e re në botë e cila ka incizuar një album solo, ndërsa ka ndërmend ta regjistrojë vogëlushen në librin e rekordeve ''Guinness''. Në album gjenden nëntë këngë ndërmjet të cilave edhe himni i Nepalit. "Athithi ka filluar të flasë kur kishte vetëm gjashtë muajshe. Motra e saj më e vjetër Usna filloi të këndojë në moshën katërvjeçare, ndërsa Athithi ka ndjekur performancat e saj", tha Uddhab. Vajza e vogël nuk di të lexojë apo të shkruajë, por filloi të këndojë në moshën dyvjeçare. Ajo ka performuar disa herë në emisione televizive, ndërsa në videospotin e këngës së saj ajo edhe ka aktruar./ a.jor.
KOMENTE