English

Sport-Europa League/ Tirana, Pragndeshje E Vështirë Ndaj Utrehtit

TIRANË, 21 Korrik/ ATSH-Gjergji Mima/. - Pragndeshja ndaj ekipit holandez të Utrehtit ka qenë mjaft e vështirë për skuadrën bardheblu. Si të mos mjaftonte humbja 4-0 nuk kanë munguar edhe fjalët e shumta dhe hijet mbi klubin "Tirana" për trukimin e ndeshjes së parë të Europa League ndaj Utrehtit të Holandës, gjë që ka detyruar dhe drejtuesit e kësaj skuadre së bashku me një pjesë përfaqësuese të lojtarëve të zhvillojnë një analizë rreth atyre ç'ka janë përfolur në lidhje me këtë ndeshje. Të pranishëm në analizën e zhvilluar në zyrat qëndrore të Klubit Tirana kanë qenë trajneri Starova, donatori Halili dhe rreth 7 lojtarë kryesorë sëbashku me shefin e klubit Rauf Dimraj, i cili ka hedhur poshtë gjithçka është thënë deri më tani për trukimin e ndeshjes, duke e kthyer në një komedi gjendjen tek një ndër skuadrat më të mëdha në vend. Tirana dhe Utreht do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit për turin e dytë të Europa League nesër në orën 19:30 në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" dhe drejtuesit e klubit bardheblu kanë vendosur të hapin dyert e stadiumit për tifozët. Rezultati negativ i ndeshjes së parë ka shtyrë drejtuesit bardheblu që të hapin dyert në mënyrë që tifozët të mos e braktisin skuadrën e tyre. Ky është raundi i dytë eliminator për skuadrën e Tiranës e cila në ndeshjen e parë arriti të kualifikohet me skuadrën hungareze Zalaegerseki, pasi fitoi në ndeshjen e kthimit 1-0. - Europa League, turi i dytë Stadiumi "Qemal Stafa" ora 19:30 /a.s/ Tirana - Utreht Tirana: Lika, Sina, Pashaj, Osmani, Ahmataj, Lila, Karabeci, S.Lilaj, Hajdari, Plaku, Pejiç. Trajner: Sulejman Starova. FC Utrecht: Sinouh, Cornelisse, Schut (Van der Maare 77'), Vuytens, Nesu, Maguire, Lensky, Mertens, Asare, Mulenga (Loval 80'), Van Volfsëinkel /a.s/
KOMENTE