English

Sport: Gjermani - Ballack Nis Stervitjen Me Bayer Leverkusen

TIRANE, 21 Korrik/ATSH-AFP/. - Kapiteni i ekipit te Gjermanise, Michael Ballack, i privuar nga Boterori 2010 pas nje demtimi, ka nisur stervitjen me klubin e tij te ri, Bayer Leverkusen, u be e ditur te merkuren. Ish-lojtari i Celsi, i cili do te nenshkruaje kontraten me klubin gjerman, mori pjese ne nje stervitje te shkurter te marten. 33-vjeçari, i cili u demtua ne kaviljen e djathte disa ore para se te nisej për ne fazen pergatitore me kombetaren gjermane ne Itali per Kupen e Botes, u shpreh se nuk ka ndjere asnje dhembje gjate stervitjes. "Une jam i kenaqur, pasi nuk kam ndjere dhembje ne kembe", tha ai. "Ai punon gjashte ore ne dite", deklaroi trajneri i tij, Jupp Heynckes, per gazeten "Bild". /a.ke/
KOMENTE