Prishtinë, 21 Korrik, NOA – Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe, ne çdo rrethanë, njohjet e reja do te pasojnë.
Një fakt të tillë, kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ia ka bërë me dije gjatë një takimi, ndihmës-sekretari për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, Philip Gordon.
Duke i rikonfirmuar në të njëjtën kohë edhe qëndrimin e Departamentit të Shtetit amerikan, se SHBA-të mbesin te përkushtuara për të ndihmuar Kosovën në konsolidimin e shtetësisë dhe ne anëtarësimin e saj në strukturat veri-atlantike, ka thënë ndihmës sekretari Gordon.
Por gjatë darkës së përbashkët, bëhet me dijeni se është diskutuar për koordinimin e aktiviteteve diplomatike pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Nga ana e tij, kryeministri Thaçi e ka siguruar ndihmës sekretarin Gordon, se Kosova do të jetë e përgjegjshme ne veprimet e saja, dhe do ta rris angazhimit për të siguruar njohje te reja të pavarësisë dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
”Do të vazhdojmë me vendosmëri dhe maturi ta shtrijmë autoritetin e institucioneve të Republikës së Kosovës edhe në veri, pavarësisht pengesave dhe provokimeve që do të vijnë nga Serbia. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të mbesim të hapur për marrëdhënie të mira fqinjësore me te gjitha shtetet e rajonit, përfshire edhe Serbinë. Por kurrë nuk do lejojmë qe rendi kushtetues dhe integriteti territorial te vihen ne pikëpyetje” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
n.e/NOA