Turqi - Britani - Kryeministri Cameron Vizitë Në Ankara Më 26 Korrik
ANKARA, 21 korrik /ATSH-ANSA/ - Kryeministri britanik David Cameron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi më 26 korrik, gjatë të cilës do të ketë bisedime me autoritetet turke rreth marrëdhënieve bilaterale dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare për të dyja vendet, njoftoi agjencia turke Anadolli.
Në axhendën e Cameron, që do të shoqërohet nga ministri i Jashtëm William Hague, është parashikuar përditësimi dhe rinovimi i marrëveshjes së partneritetit strategjik që u nënshkrua në vitin 2007 gjatë vizitës së kryeministrit turk Tayyip Erdogan në Britaninë e Madhe.
/e.v/